Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vdekur në Spanjë gazetari rus


Mediat në Rusi bëjnë të ditur se gazetari dhe analisti politik, Igor Malashenko, është gjetur i vdekur në Spanjë më 25 shkurt.

Malashenko ka qenë bashkëpronar i kompanisë televizive NTV në vitet 1990. Ai ka qenë edhe ish shef i Radio Televizionit shtetëror rus Ostankino.

Më 1996, Malashenko ka qenë këshilltar kryesor i fushatës presidenciale për rizgjedhje të presidentit, Boris Yeltsin.

Gazetari i vdekur Malashenko ka themeluar edhe rrjetin Media-Most më 1997.

Ai gjithashtu ka udhëhequr televizionin RTVI si dhe ka kryesuar fushatën zgjedhore të gazetares dhe prezentueses televizive, Ksenia Sobchak, për zgjedhjet e presidenciale ruse, në mars të vitit 2018, raporton REL.

Ajo kishte fituar rreth 1.7 përqind të votave krahas presidentit, Vladimir Putin, i cili kishte fituar shumicën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *