Luftëtar brazilin i arteve marciale të përziera, Michel “Demolidor” Pereira, i habiti jo pak tifozët e këtij sporti anembanë botës pasi gjatë një ndeshjeje MMA, bëri disa shfaqje të pabesueshme lëvizjesh të çmendura.
Teksa po ndeshej me një koreano-jugor, 25-vjeçari bëri disa lëvizje që nuk para rastis të shihen shpesh në këtë sport, që pak ka lidhje me spektaklin e më shumë ka të bëjë me forcën dhe rezistencën.
Qasja e Pereira ndaj luftimeve të tij duket të jetë e ngjashme me një fëmijë që luan një lojë video: duke përdorur sa më shumë lëvizje spektakolare, njëra pas tjetrës.
Shembulli i fundit i stilit të çmendur të luftës së Pereiras ishte në shfaqje në takimin e fundit të para pak ditëve në Seul, ku ai mundi Dae Sun Kim nëpërmjet nokautit.
Paraqitja e brazilianit ishte fantastike dhe pavarësisht përpjekjeve të kundërshtarit, gjithçka foli për të, duke arritur një tjetër fitore të rëndësishme.