Vendosni fjalën kyçe....

Juncker ndërpret fjalimin, i hap telefonin gruas në mes të konferencës (Video)


Presidenti i Komisionit Evropian është i njohur për veprimet e tij jo të zankonshme në daljet publike. Në një samit të rëndësishëm në Egjipt, Junker ndërpreu në mes fjalimin, duke iu përgjigjur telefonatës së ardhur nga bashkëshortja e tij, Kristine.

“Do të ndalem këtu sepse, telefoni im po bie. Ju kërkoj ndjesë”. Pasi tha disa fjalë në telefon, që nuk u kuptuan mirë, ai shtoi: “Ishte dyshuesja e zakonshme – gruaja. Do të përfundoj konferencën këtu, sepse ajo nuk ndalon”, u shpreh Junker.

Komentet e tij u pritën me të qeshura edhe nga përkthyesit zyrtarë të konferencës, që po bënin përkthimin e tij nga frëngjishtja në anglisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *