Templates by BIGtheme NET

Kërkesa e opozitës për shkarkimin e Arta Markut, Gent Ibrahimi “heq dilemat”

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, i është përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

Sipas Ibrahimit, shqyrtimi dhe vendimi lidhur me kërkesën e opozitës i takon Inspektoriatit të lartë të Drejtësisë.

“Procedimi disiplinor nuk shqyrtohet nga KLP-ja por nga Kolegji i Apelimit. Procedimi për kryeprokuroren Arta Marku mund të nisë nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë” – ka thënë Ibrahimi.

Në mbledhjen e së premtes, KLP-ja shpalli moskompetencë lidhur me shqyrtimin e kërkesës së opozitës së bashkuar ndaj Arta Markut.

Kërkesa për shkarkimin e kësaj të fundit si kryeprokurore e përkohshme ka të bëjë me dërgimin e kandidaturës së Bujar Sheshit, si anëtar i KLP-së, pa pritur më parë verifikimin e pastërtisë së figurës së tij nëse kishte qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Në mbledhjen e së premtes, na ra në sy ndërhyrja e anëtares së KLP-së, Nurihan Seiti, e cila tha se në rastet kur KLP-ja ka dilema, duhet t’i drejtohet asaj për mendim, pasi ajo mund t’i çojë të rruga e duhur dhe t’ua heqë dilemat fare pasi ka intuitë penalisteje. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto