154 persona kanë humbur jetën në Indi, ndërsa më shumë se 200 të tjerë janë shtruar në spital pas pirjes së alkoolit të ndotur, thanë zyrtarët.
Viktimat konsumuan një lloj pijeje alkoolike, të njohur si “pije vendi” në shtetin verilindor të Assam.
Tridhjetë e katër persona janë arrestuar për përfshirjen e dyshuar në furnizimin me alkooli të paligjshëm. Policia tha se ata po zhvillon hetime lidhur me prodhimin dhe shitjen a alkoolit në zonë.
“Është pije ilegale që u prodhua në vend. Ne ende po hetojmë se me çfarë ishte përbërëdhe çfarë ishte përzier në alkool”, tha Mukesh Agarëal, një zyrtar i lartë i policisë në rrethin e Golaghatit në shtetin e Asamit verilindor.
Policia dyshon se ata që pinë alkoolin u helmuan nga metanoli që ishte shtuar në përzierje.
Rastet e para, të raportuara të enjten në mbrëmje, tregojnë se shumica e viktimave ishin punëtorët që mbledhin çaj, tha Manoj Baruah, një zyrtar në Jorhat.
“Është një rast i helmimit me alkool dhe ka prekur disa parcela çaji dhe fshatrat që i rrethojnë.” tha Partha Pratim Saikia, një zyrtar i lartë i policisë në Assam.