Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministrja britanike “i fut një dorë” bilardo, aftësitë e saj do ju habisin (Video)


Përdoruesit e “Twitter”-it u habitën nga mungesa e aftësive të kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, teksa luante bilardo me homologun e saj italian, Giuseppe Conte.

Momenti i parehatshëm për May u publikua nga vetë Conte. Të dielën, kryeministri italian shpërndau një video të shkurtër të tij, duke ftuar homologen britanike për të luajtur një lojë miqësore në bilardo, pasi të dy u takuan gjatë të samitit BE-Liga Arabe në Sharm El Sheikh të Egjiptit.

Në mënyrë të dukshme e befasuar nga sugjerimi, May e pranoi se ishte e pashpresë në këtë lojë. “Duhet të më tregosh se si.” i tha ajo Conte-s.

Italiani bëri pikërisht këtë duke bërë goditjen e parë. Kur erdhi radha e kryeministres britanike, shefi i saj i stafit, Gavin Barëell, nxitoi ta ndihmonte.

Ai bëri më të mirën duke i treguas shefes së tij se si ta vendosë dorën mbi tavolinë dhe të godiste bilën.

Klipi përfundon papritmas vetëm kur May fillon të bëjë gjuajtjen e saj. Megjithatë, kryeministrja britanike u vu në lojë nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Një person madje sugjeroi se videoja u ndërpre qëllimisht për të shpëtuar politikaneë nga siklete të mëtejshme.

“I lutem Perëndisë që ajo të mos vendoste të ardhmen tonë të Brexit në lojë”, shkruante gazetari dhe redaktori politik në ITV Neës, Robert Peston, për ndeshjen “historike”.

Ndërsa të tjera komentues shpërthyen me komente gazmore dhe sarkastike ndaj kryeministres së tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *