Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret sekretarin e Papa Françeskut: Marrëdhëniet mes Shqipërisë e Vatikanit më të forta se kurrë


Presidenti Meta ka pritur Sekretarin e Shtetit të Atit të Shenjtë Papa Françeskut, Kardinalin Pietro Paroli.

Gjatë takimit, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Vatikanit për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Marrëdhënie të cilët sot janë më të forta se kurrë.” – shkruan Meta.

“Kënaqësi të mirëpres në Tiranë Sekretarin e Shtetit të Atit të Shenjtë Papa Françeskut, Kardinalin Pietro Parolin. Mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Vatikanit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit sot më të forta se kurrë.” – shkruan Meta në statusin e tij në “Facebook”.

“Lidhjet e hershme të miqësisë mes shqiptarëve e Selisë së Shenjtë, sot janë rigjallëruar dhe intensifikuar më shumë se kurrë.” – nënvizoi Presidenti Meta.

Ndërsa duke iu referuar vizitës së Kardinalit Parolin në Tiranë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë dhe i jep zhvillimit të projekteve të ndryshme sociale, sidomos në arsim dhe shëndetësi.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të dialogut, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit për të ardhmen europiane të rajonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *