Vendosni fjalën kyçe....

Mjekët e Durrësit në protestë kundër dhunës: Ndihemi të kërcënuar!


Mjekët në spitalin rajonal të Durrësit e kanë nisur punën sot në protestë, kundër dhunës së ushtruar ndaj kolegut të tyre, Gerald Koka që u qëllua dy ditë më parë me tullë.

Mjekët shprehen se ndihen të kërcënuar kur janë në krye të detyrës, për shkak të dhunës së ushtruar nga të afërmit e pacientëve apo vetë pacientët.

Mjeku Gerald Koka kishte ndërhyrë gjatë një sherri mes dy personave të dehur për t’i ndarë, por njëri prej tyre e kishte qëlluar me tullë në fytyrë.

“Më datë 23.02.2019, rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, kanë shkuar shtetasit E.Sh., 33 vjeç dhe M.B., 38 vjeç, banues në Durrës, në gjendje të dehur ku janë konfliktuar dhe dyshohet se kanë goditur mjekun e Urgjencës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Urgjencën e Spitalit dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme dy shtetasit.”, thuhej në njoftimin e  policisë.

Fatmirësisht mjeku Koka ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kolegët e tij në Durrës kërkojnë vëmendjen e strukturave përkatëse, për t’u garantuar siguri në ambientet e punës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *