Vendosni fjalën kyçe....

Pa prezantues, kush e hapi ceremoninë e “Oscars 2019” (VIDEO)


Ne e dinim që “Oscars 2019” do të mbahej pa asnjë prezantues, por si u bë hapja e kësaj shfaqjeje kaq të rëndësishme?

Mungesa e prezantuesit u mbulua nga një shfaqje muzikore. Queen performoi për të pranishmit në sallën gjigande, më saktë versioni modern i Queen. Ish-garuesi i “American Idol” Adam Lambert u shfaq në skenë me pjesën tjetër të bandës legjendare, për të mahnitur gjithë teatrin ku po mbahej ceremonia dhe të gjithë dukej se po kalonin mirë. Për 5 minura me radhë, Lambert këndoi këngë si “We Will Rock You”, apo “We Are The Champions”.

https://www.youtube.com/watch?v=XwbCfVEB5EM

via GIPHY

via GIPHY

Pse ky event nuk kishte prezantues këtë vit?

Eventi i ndarjes së çmimeve “Oscar” këtë vit u mbajt pa një prezantues zyrtar – për herë të parë pas 30 vjetësh.

Kreu i “ABC Entertainment”, që transmeton ceremoninë e ndarjes së çmimeve, tha më herët këtë muaj se këtë vit “Oscars” do të nxjerrë në pah të famshmit që ndajnë trofetë në vend të një prezantuesi.

Në fakt që pas tërheqjes së komedianit Kevin Hart, nga ky rol, në mediat amerikane është raportuar se transmetuesi po përpiqej të gjente dikë ta luante këtë rol, ndër më të vështirët në këtë fushë në  SHBA.

Në dhjetor të 2018-ës, komediani Kevin Hart u largua nga roli i prezantuesit, pas polemikave mbi një postim të vjetër homofobik në rrjetet sociale.

Hart tha se nuk donte të tërhiqte vëmendjen nga organizimi dhe se ” i vinte shumë keq që kishte lënduar njerëzit”.

Ceremonia e çmimeve “Oscar”, zakonisht hapet me një monolog, ku prezantuesi është përgjegjës për shumë nga momentet komike të eventit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *