Vendosni fjalën kyçe....

Portieri kundërshton zëvendësimin, trajnerit Sarri “i ikën truri” (Video)


Ka pasur skena të habitshme në finalen e Kupës Carabao, pasi portieri i Chelsea, Kepa Arrizabalaga, nuk pranoi të zëvendësohet dhe të dalë nga fusha duke bërë që trajneri Maurizio Sarri të shpërthente i zemëruar.

Koha e rregullt përfundoi në barazim ndërsa Manchester City arriti të fitojë pas gjuajtjes së 11-metërshave.

Teksa po përfundonte koha e rregullt e ndeshjes dhe ajo po u drejtohej 11-metërshave, trajneri i londinezëve, Sarri, donte të ndërronte portierin duke e zëvendësuar atë me veteranin argjentinas, Willy Caballero.

Por 24-vjeçari, Kepa, refuzoi të largohej nga fusha, duke çuar në përplasje me shokët e ekipit, para se Sarri të ndërronte mendje dhe ta mbështeste duke e lënë në fushë.

Sarri, i cili është në prag të shkarkimit për shkak të rezultateve, u zemërua shumë me portierin, që shfaqi mosbindje të dukshme para tifozëve dhe lojtarëve.

Refuzimi i Kepa për t’u larguar nga fusha çoi në shpërthimin e tifozëve në rrjetet sociale të cilët sugjeruan se Sarri e kishte humbur kontrollin e ekipit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *