Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ka paralajmëruar presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro se i ka “ditët të numëruara” pas konflikteve vdekjeprurëse në kufi l;idhur me ndihmat humanitare.
“Të zgjedhësh ditët e sakta është e vështirë, por unë jam i bindur se populli venezuelian do të sigurohet që ditët e Maduro-s të jenë të numëruara”, tha Pompeo për “CNN”.
Dy njerëz humbën jetën, gjatë përleshjeve të së shtunës mes civilëve dhe trupave besnikë të Maduros, i cili bllokoi transportimin e ndihmave humanitare, shkruan “BBC”.
Presidenti i përkohshëm i vetëdeklaruar Juan Guaidó, tha se Maduro duhet të japë dorëheqjen.
Guaidó, i cili është vetëshpallur si president i përkohshëm dhe është pranuar si i tillë nga më shumë se 50 shtete, u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të marrin në konsideratë “të gjitha masat” për të larguar Maduron pasi përpjekjeve të opozitës për të sjellë ndihmat në vend.