Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku është shkëputur ashensori i një pallati.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Don Boskos, ku në momentin që ashensori është shkëputur ndodhej brenda tij një vajzë e moshës 24-vjeçare, e cila ka mbetur e lënduar.
“Rreth orës 16:25, në një pallat në rrugën “Don Bosko” është rrëzuar ashensori nga kati i parë në bodrum. Në ashensor ndodhej një shtetase rreth 24 vjeçe e cila ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital për kujdes mjekësor”, sqaron policia.
Identiteti i të resë ende nuk është bërë i ditur dhe as gjendja e saj shëndetësore.