Vendosni fjalën kyçe....

Shkëputja e ashensorit bashkë me 24-vjeçaren në Don Bosko, shoqërohet në polici administratori i pallatit


Është shoqëruar në komisariat administratori i pallatit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, aty ku minuta më parë u aksidentua 24-vjeçarja.

24-vjeçarja, Denada Begaj mbeti e plagosur rëndë pasi ashensori i pallatit u shkëput nga kati I katërt në të parin

 Sipas informacioneve më të fundit, kabujt e ashensorit janë shkëputur duke bërë që ashensori të shkëputet bashkë me 24-vjeçaren brenda.

24-vjeçarja është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda. 

Ndërkohë po bëhen verifikimet përkatëse për kushtet teknike të ashensorit dhe shkakun e rënies.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *