Një 21-vjeçar nga Kurbini është ndaluar nga policia në rrugën nga aeroporti i Rinasit drejt Kasharit, pasi iu gjet me vete një armë zjarri.
Përveç armës, atij iu gjet edhe një krehër me fishekë. Ai është shoqëruar në komisariatin e policisë në Vorë.
“Udhëton me armë zjarri me vete, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë.
Sekuestrohet armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Shërbimet e Policisë Vorë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
R.K., 21 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Në rrugën “Aeroporti i Rinasit-Qafë Kashar”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një mjet. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar pasagjerit të mjetit, shtetasit R. K., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.” – thuhet në njoftimin e policisë.