Më herët publikuam listën e aktoreve të veshura më keq në tapetin e kuq të “Academy Awards”, të paktën sipas “USA Today”, ndërsa tani ju sjellim listën e aktoreve të veshura më bukur dhe më me stil.
Revista “Vogue” ka zgjedhur 15 aktoret e veshura më shik, të cilat kanë vendosur të rrezikojnë me veshjen e tyre dhe ia kanë dalë mbanë të bëjnë diferencën.
Mes tyre përmendim edhe Emma Stone, Rachel Weisz Sarah Paulson, Gemma Chan dhe Kacey Musgraves të cilat ndodhen edhe në listën e “USA Today” (lexo këtu), por të renditura mes artisteve të veshura më keq. Duket e habitshme se si i njëjti fustan nga një revistë konsiderohet si më “i shëmtuari” kurse nga tjetra si më “i bukuri”, por fundja shijet janë subjektive dhe të ndryshme për çdo njeri.
Në listën e “Vogue” bëjnë pjesë edhe emra Lady Gaga, Irina Shayk, madje edhe Billy Porter, i cili ishte i vetmi aktor mashkull i veshur në një kostum-fustan.