Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për abuzim seksual, kardinali australian shpallet fajtor


Kardinali George Pell është shpallur fajtor për abuzim seksual në Australi, duke u bërë figura katolike më e lartë për të cilin merret një vendim i tillë.

Pell akuzohet se ka abuzuar me dy djem të korit në dhomat e një katedraleje në Melburn në vitin 1996, por ai ka mohuar këto akuza. Por juria mesa duket nuk është në një mendim me të.

Sipas “BBC”-së, ky vendim është marrë që në dhjetor, por nuk mund të raportohet për shkak të arsyeve ligjore. Kështu as dënimi i tij nuk dihet akoma.

Pell të mërkurën do të paraqitet në një seancë lidhur me dënimin. Ai ka paraqitur një ankesë kundër dënimit të tij.

Australiani 77-vjeçar ishte një nga zyrtarët më të fuqishëm të Kishës. Gjyqi i tij u zhvillua dy herë vitin e kaluar, sepse juria e parë dështoi të arrinte në një vendim.

Një juri e dytë në mënyrë unanime e dënoi atë për akuzën se ka abuzuar seksualisht një fëmijë nën 16 vjeç dhe për katër akuza të tjera për kryerjen e një akti të pahijshëm me një fëmijë nën 16 vjeç.

Kisha Katolike në mbarë botën gjatë viteve të fundit po përballet me një seri akuzash lidhur me abuzimin seksual nga priftërinjtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *