Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti shtrohet në spital


Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është shtruar në spitalin e Prishtinës.

Shkak për këtë është bërë një infeksion gripal.

Lajmi është dhënë nga ish-drejtori i Shëndetësisë së Prishtinës, Arben Vitia, shkruan Lajmi.net.

“Të dashur miq, meqenëse shumë prej jush po thërrisni në telefon për të pyetur, po ju njoftoj këtu, Albini sot në mëngjes herët ka patur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal.

Falë përkujdesjes së mjekëve në emergjencë dhe klinikës infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mira, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt.” – shkruan në njoftimin e tij, Vitia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *