Vendosni fjalën kyçe....

Basha apel policëve: Bëni detyrën, arrestoni hajdutët!


Në protestën që po zhvillohet para Parlamentit, kreu i PD-së Lulzim Basha u ka bërë thirrje policëve që të bashkohen me popullin dhe të arrestojnë hajdutët.

“Hiqni kapelet dhe bashkoheni me ne, arrestojini hajdutët. Arrestojini e nxirrini me pranga në duar. Arrestojeni dhe bëni detyrën para se ti arrestojë populli i bashkuar”, janë fjalët e Bashës.

Ndër të tjera kryedemokrati dha dhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama, që ka ardhur momenti që ai të ikë.

“Mesazhi që kemi për Edi Ramën është se ti që i ke hequr bukën e gojës shqiptarëve, ti që i detyron të ikin, nuk mund ta bësh parlamentin rulot me rrota që ta lëvizësh sa andej-këndej. Le ta dëgjojë e gjithë Shqipëria, le ta dëgjojë e gjithë bota zërin evropian të qytetarëve shqiptarë.

Jemi këtu për zgjedhjet e lira dhe jo për votat e blera për të mbrojtur Vangjush Dakon e Damian Gjiknurin. Jemi mbledhur sepse e dimë që ky vend i ka gjithçka për ti dhënë fëmijëve mundësinë të jetojnë në vendin e tyre. Ky është vend i bekuar nga Zoti. Ky është fundi i hajdutëve. Rama Ik”, tha Basha.

Sipas Bashës, kjo qeveri dhe ky parlament duhet të largohet para se populli t’i fshijë e t’i marrë përpara. “Kupa është mbushur”, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *