Vendosni fjalën kyçe....

DËSHMIA E DIPLOMATES – Edi Rama propozoi i pari skemën e shkëmbimit të territoreve


Edita Tahiri që ka mbajtur pozitën e kryenegociatores në bisedimet Kosovë-Serbi, në një deklaratë tepër të fortë dhe të papritur për kallxo.com ka thënë se është Edi Rama njeriu i parë që i ka propozuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, skemën e shkëmbimit të territoreve.

Kjo deklaratë e Tahirit e vendos kryeministrin shqiptar në një pozitë tepër të rëndë pasi ai ka marrë përsipër të lobojë në Kosovë për një projekt që ia ka kërkuar kryeministri serb.

Shprehet Tahiri në intervistë: “ Zbulova pikërisht se z. Rama kur ka qenë në Serbi në tetor 2016 në një vizitë dy ditëshe, i është thanë ideja e shkëmbimit të territoreve, dhe ai në vend se ta prejë këtë rrugë dhe dhe ta kundërshtojë Serbinë, e ka sjellë në Prishtinë te z. Thaçi. Kur e kam kuptuar këtë, i kam kuptuar edhe shumë të tjera që lidhen me takimet që janë mbajtur e të tjera. Ajo që di unë nga angazhimet diplomatike, deri në maj të vitit 2018, as ShBA-ja as BE-ja nuk kanë lejuar këto biseda të ndodhin. Pastaj, se çfarë ndodhi, pse Mogherini këtë anë antievropiane, tregoi gatishmëri të shkelë parimet evropiane, këtë nuk e di dhe nuk mund ta them.“

Ish zv.kryeministrja e Kosovës dhe ish-kryenegociatorja e bisedimeve Serbi-Kosovë, ka ofruar në intervistën e saj për kallxo.com dhe të dhëna mbi rolin e komisioneres Federica Mogherini duke e cilësuar aktivitetin e saj si shumë të dyshimtë duke shtuar se ka dy anë të medaljes së Bashkimit Europian.

“Para se të flas për Federica Mogherinin, dëshiroj t’ju them se tani nuk ka një Bashkim Evropian, janë dy. Një është Bashkimi Evropian i zonjës Mogherini dhe një është i fuqive të mëdha evropiane që marrin vendime për gjëra gjeopolitike. Ka dy Bashkime Evropiane sepse zyra e Mogherinit dhe vetë ajo nuk e respekton parimet evropiane, përkundrazi i ka shkelur. Me parimet evropiane, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, janë në rrugën e integrimit evropian që u vërtetua edhe në samitin e Sofjes. Sot kemi një deklaratë shumë të fuqishme të Presidentit të Komisionit Evropian, (Jean-Claude) Juncker, i cili po tregon që madje edhe vet zyrtarët e Bashkimit Evropian, edhe ata të nivelit të lartë, siç është vetë ai, kanë filluar të vetëdijesohen. Në qoftë se nuk ka integrim të gjashtë vendeve të Ballkanit, do të ketë luftë dhe mesazhi i tij më së shumti i shkon zonjës Mogherini.”, janë fjalët që përdor Tahiri.

Lexoni intervistën e plotë që Edita Tahiri ka dhënë për kallxo.com duke klikuar këtu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *