Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat ligjore për zëvendësimin e vakancës së krijuar në Kuvend pas lënies së mandatit nga 57 deputetët e opozitës.
Në një dalje për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Hoxhaj, tha se kandidatët për deputetë do kontaktohen dhe do u kërkohet plotësimi i formularit të dekriminalizimit.
Ata kanë 10 ditë kohë për këtë dhe pas verifikimit dhe shqyrtimit, zëvendësimet e vakancave do kalojnë në mbloedhjet publike të KQZ-së ku do do merren vendimet.
“Duke marrë shkas nga sensitiviteti i treguar nga media dhe opinioni publik lidhur me çeshtjen e zëvëndësimit të vakancave të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën me dije se në KQZ mbërritur kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë për plotësimin e vendeve vakante për 57 deputetë të dorëhequr. KQZ konfirmon vijimin e procedurave të mëtejshme në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor.
Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, pa të cilin nuk mund të marrin vërtetimin e zgjedhjes. Kandidatët e listës shumemërore kanë afat 10 ditë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Pas verifikimit dhe shqyrtimit nga Administrata e KQZ-së zëvëndësimet e vakancave të krijuara, do të kalojnë në mbledhjet publike të KQZ-së.” – tha Hoxhaj për mediat.