Vendosni fjalën kyçe....

Hetim pasuror ndaj 3 gjyqtarëve të Dajtit


Skënder Damini dhe avokati i tij

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim pasuror ndaj 3 gjyqtarëve që vendosën, pro kërkesës për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.

Gjyqtarëve, të cilëve po u hetohet pasuria janë Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli, të cilët  janë të dyshuar për korrupsion.

Pasuria e tre gjyqtarëve do te futet në sitë nga hetuesit te cilët u kanë nisur shkresa zyrtare për informacion të gjitha bankave dhe institucioneve  per pasurine e tyre dhe familjarëve të tyre, raporton Ora News.

Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, por pas përfitimit të gjykimit të shkurtuar ai u dënua  përfundimisht me 25 vite burg.

Dritan Dajti

Policia, me vendim gjykate, kontrolloi banesat e gjyqtarëve,  ku vetëm në banesën e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Damini, në Farkë të Tiranës, u gjetën 17 000 euro, që u sekuestruan nga policia, por vete gjyqtari ka pretenduar se janë të djalit.

VINI RE: Ky shkrim është pronësi intelektuale e “boldnews.al”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *