Një person është gjetur i plagosur me thikë në kraharor. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës pranë rrugës në fshatin Portëz, të rrethit të Fierit.
28 vjeçari me inicialet J.G është gjetur nga policia i shtrirë në rrugë, i plagosur dhe në gjendje të dehur.
Paraprakisht dyshohet se ka ndodhur një sherr mes dy të rinjve, i cili ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre – 28-vjeçarit J.G. I riu ndodhet në spitalin e Fierit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.