Shënohet incidenti i parë në protestën e sotme. Në momentin që Blendi Klosi ka kaluar përpara Parlamentit, duke u futur mes protestuesve, ata janë kthyer duke e sulmuar.
Disa protestues kanë hedhur disa sende drejt tij, ndërsa ka patur edhe nga ata që kanë hedhur shashka. U desh ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
Edhe në momentin kur ka kaluar ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, qytetarët kanë ndezur shashka.
Opozita bëri thirrje për protestë sot në orën 17:00, si kundërpërgjigje ndaj seancës së jashtëzakonshme të sotme të thirrur në Kuvend nga ana e maxhorancës.