Kryebashkiakët me nga 3 mandate mund të rikandidojnë për një tjetër mandat në krye të bashkive. Vendimi është marrë nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme.
Në vendim theksohet se të gjithë kryebashkiakët që kanë tashmë 3 ose më shumë mandate në krye të bashkive respektive, kanë të drejtën të rikandidojnë.
Partia Socialiste kishte bërë kërkesë që kryebashkiakët me nga 3 mandate të mos kishin mundësi për rikandidim dhe për miratimin e këtij vendimi kërkoheshin 5 vota nga anëtarët e KQZ-së.
Vendimi i sotëm është miratuar me 4 vota pro dhe 1 votë kundër.
Cilët janë kryebashkiakët që rrezikoheshin
Vangjush Dako – Durrës
Qazim Sejdini – Elbasan
Xhelal Mziu – Kamëz
Gëzim Topçiu – Maliq
Adriatik Zotkaj – Poliçan
Edmond Themelko – Pustec
Fiqiri Ismaili – Vorë
Shuaip Beqiri – Konispol
/Hashtag.al