Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do ta rrethojmë Parlamentin çdo ditë, sa herë të bëni seancë!


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se opozita do ta rrethojë Parlamentin çdo ditë që maxhoranca do të mbidhet për seancë.

“Sot frikacakët përdhosën për të disatën herë selinë e Kuvendit. Këta treguan se nuk janë përfaqësues të popullit, por të të Abdylajve, Habilajve dhe kriminelëve.

Nuk ekziston respekti për votuesit e tyre socialistë, por për Vangjushin dhe të gjithë kriminelët e tjerë që përdorën paratë e drogës për të bërë Edi Ramën kryeministër. Nuk mbetet gjë tjetër për të thënë vetëm ‘Rama ik, Rama ik’.

Fenomeni i Ramës, nuk duhet ta shikojnë më sytë e shqiptarëve, pasi largoi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria, që shkatërroi ekonominë shqiptare për të pasuruar 5 njerëz. Ai parlament i cili është thjeshtë krenaria e Ramës, do të jetë turpi i shqiptarëve.

Prezanca jonë do të jetë çdo ditë kur ajo seli e parlamentit, më parë ka qenë foltorja e fjalës së lirë, nuk do të jetë e lirë nga rrethimi që populli do i bëjë asaj. Do ta rrethojmë çdo ditë sa herë do të bëjnë seancë”, u shpreh ndër të tjera Monika Kryemadhi e cila e mori fjalën pas Lulzim Bashës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *