Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një prononcim për protestën e sotme dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të ndryshëm është shprehur se nga gjendja e krizës ka shpresë dhe ajo shihet se si për 2 orë u mblodhën 10 mijë vetë në shesh.
Kryemadhi, me tej shtoi se në shesh shikoje të bashkuar njerëz pavarësisht ideologjisë.
“Sot pashë në shesh, komunistë. Pashë nipin e Nexhmie Xhuglinit, Saimir Xhuglinin. Pashë njerëz nga më të ndryshëm. Është atdhedashuria. Njerëzit u ngritën mbi ideologjinë politike dhe sot kanë vetëm një ideologji, atdhedashuria. Sot njerëzit nuk kanë më krizë besimi. Për dy orë, sot erdhën 10 mijë veta në shesh. Kjo nuk është krizë besimi. Është shpresë. Shikoje Luan Ramën me Sali Berishën. Shikoje të pasurin dhe të varfrin, mësuesin me nxënësin. Edhe pse kishin frikë se mund t’i filmonin kamerat dhe i hiqnin nga puna. Ne po themi vota e lirë sot ty të garanton krijimin e sistemit”-deklaroi Kryemadhi në emisionin Tempora në Ora News.