Kuvendi do zhvillojë sot seancë plenare.
Ajo pritet të fillojë në orën 17:00 dhe do bëhet për të zëvendësuar seancën e së enjtes së shkuar që nuk u zhvillua për shkak të protestës së opozotës.
Në seancën e sotme është parashikuar miratimi i strukturës organizatove të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në mbledhjen e sotme do miratohet gjithashtu emrërimi i kryetarit të ERE-s (Enti Rregullator i Energjisë) dhe një anëtari të saj.