Lazio dhe Milani u ndanë në barazim pa gola në ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke shtyrë përcaktimin e finalistes për në sfidën e ardhshme në Milano.
Në “Olimpico” u luajt një sfidë mjaft interesante, ku veçanërisht bardhekaltrit e Simone Inzaghit kërkuan me ngulm një gol sot, por hasën në një formë të shkëlqyer të portierit Gigio Donnarumma.