Ish-deputetja Albana Vokshi ka shëprndarë dy foto ku shihen nxënësit e shkollës profesionale ekonomike e cila ndodhet përballë Kuvendit, që largohen nga gazi lotsjellës i përdorur nga policia për të shpërndarë turmën e protestuesve.
Sipas Vokshit gazi ka bërë që nxënësit të lenë mësimin duke u larguar në turma pa asnjë ndihmë.
Postimi i plotë:
Edi Rama, Krimineli që helmon edhe fëmijët
Me urdhër të Edi Ramës sot është hedhur lëndë luftarake helmuese mbi qytetarët që po protestonin para parlamentit të Kriminalizuar.
lënda helmuese ka bërë që nxënësit e shkollës profesionale ekonomike( ish pedagogjike) të lënë mësimin e të dalin jashtë pasi u mbytën.
Një skenë e tmerrshme, fëmijë qe s’marrin dot frymë që iknin në turma pa asnjë ndihmë.
Kjo një arsye më shumë, e mbi çdo arsye tjetër për të protestuar e për ta larguar një herë e mirë këtë Kriminel që helmon edhe fëmijët.