Me gjithë hedhjen e gazit lotsjellës as kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe as kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk e kanë lëshuar protestën. Basha ka kënduar këngën “Ejani mblidhuni këtu” duke iu bërë thirrje protestuesve të bashkohen.
Edhe protestuesit pasi janë shpërndarë nga gazi janë mbledhur sërish duke qëndruar përballë policisë
“Edi Rama e Sandër Lleshaj që urdhëruan hedhjen e gazit lotsjellës mbajeni mend edhe mbi gratë shtatzëna, dita do të vijë për ju. Do të jepni llogari para ligjit nga i pari tek i fundit. Sovrani do ju çojë para drejtësisë dhe në burg aty ku e keni vendin horra dhe tradhtarë”- deklaroi Basha.