Kryeministri Rama do zhvillojë një takim sot në qytetin e Lushnjës dhe administrata ka nisur përgatitjet për të qenë sa më e shumtë në numër.
Në një mesazh të shpërndarë mes pjesëmarrësve, thuhes se në takimin e orën 15 e 30 të kreut të qeverisë në Lushnjë, duhet një pjesëmarrje sa më e madhe, madje edhe më e madhe se ajo e Vlorës në datën 16 shkurt.
Ndërsa tregohet edhe mënyra sesi do bëhet lëvizja dhe organizimi.
Në datën 16 shkurt mijëra qytetarë u mblodhën para kryeministrisë në një protestë masive kundër qeverisjes.
Në të njëjtën ditë, Rama zhvilloi një takim në Vlorë, por siç rezultoi, një pjesë e mirë e pjesëmarrësve të takimit ishin importuar nga Lushnja, Fieri, Durrësi e Skrapari. E njëjta skemë duket se po përdoret edhe në takimin e sotëm në Lushnjë.
Ndërkohë që në orën 17:00, Kuvendi do mblidhet në seancë plenare për të zëvendësuar senacën e së enjtes së shkuar.