Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka folur për mediat pas protestës së opozitës dhe tha se deputetët janë kërcënuar sot. Por ai theksoi se ky nuk është cenim personal por cenim i integritetit kushtetues.
“Një ditë e qartë dhune kundër institucioneve. Mos të mendojë kush se integriteti i një deputeti e veçanërisht zonjave që janë kërcënuar sot është cenimi i integritet personal i secilit prej nesh jo është cenim i integritetit kushtetues”- deklaroi Braçe.
Për sa i përket vijimit të protestave, Braçe bëri thirrje për të ndalur dhunën.
“Punë e tyre, zgjedhja e tyre, siç është zgjedhja e tyre te djegë mandatet më takon të bëj thirrje që po përsëritet në të gjitha gjuhët të ndalin dhunën dhuna si duhet kujt. Ky vend ka nevojë për qetësi, punë, mirëqenie”- tha Braçe.