Të shtëna me armë zjarri janë raportuar Kamëz në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.
Mësohet se një 50-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “2 prilli” në Kamëz.
I plagosuri me inicialet E.A është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Më datë 26.02.2019, rreth orës 22:30, në rrugën “ 2 Prilli ” në Kamëz dyshohet të jetë vetëplagosur me armë gjahu shtetasi E. A., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes. Ende nuk dihet se si 50-vjeçari është vetëplagosur, ka qenë kjo një tentativë për vetëvrasje apo ka ndodhur padashje. Personi i plagosur mësohet se ka jetuar në emigracion disa vite.