Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Korfuzit rrahin zyrtarin e shkatërrojnë zyrat, protestë kundër landfillit në ishull


Protestuesit që kundërshtojnë punën e një landfilli në juglindje të Korfuzit u përleshën me policinë dhe sulmuan zyrat e qeverisë rajonale të ishullit të Jonit, duke shkaktuar “dëme materiale”, tha për agjencinë e lajmeve Athinë-Maqedoni, Guvernatori i Korfuzit, Nikoletta Pandi.

Dhjetëra protestues fillimisht u përleshën me policinë jashtë ndërtesës, përpara se një pjesë e vogël e tyre të hynte në ndërtesë dhe kërkoi një takim me zyrtarët.

“Këta njerëz e justifikojnë përdorimin e dhunës. Ata rrahën zëvendësguvernatorin për Energjinë dhe Mjedisin, shkatërruan sistemet e fikjes së zjarrit, duke vënë në rrezik gjithë personelin dhe shkaktuan dëme materiale në pronën publike.” – tha guvernatori.

“Situata doli nga kontrolli kur ata u informuan nga z. Tsoukas se edhe pse landfilli Lefkimmi ishte dëmtuar në anët e saj, do t’i jepet një licencë operative,” – tha sekretari i “Alefchimon Association”, i cili është në mesin e atyre që protestojnë kundër landfillit , Yiannis Pandis.

Incidenti ishte më i fundit i një serie konfliktesh mes autoriteteve dhe banorëve të qytetit të vogël të Lefkimmit, të cilët kundërshtojnë funksionimin e landfillit, pasi sipas tyre ai shkakton dëm mjedisor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *