Templates by BIGtheme NET

Basha pas takimit me eurodeputetët: Folëm shkoqur, 3 kushtet për zgjidhjen e krizës

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të PD-së Lulzim Basha, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe 7 eurodeputetëve.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se u ka sqaruar eurodeputetëve situatën në vend duke u treguar edhe për zgjidhjen e vetme që opozita ka për të dalë nga kriza: largimi i Edi Ramës, qeveri e tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

“Një qeveri e cila nuk punon për njerëzit por për krimin. Natyrisht një nga problemet më të mëdha që vendi ka është mungesa e informacionit apo dizinformimi, për të cilin Edi Rama me paratë e drogës dhe korrupsionit ka ngritur një makineri propagande.

Prandaj në këtë kuptim ishte e rëndësishme të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë. T’ju shpjegonim atyre gjendjen e vendit dhe sesi opozitës si përfaqësuese e interesit publik, nuk i është lënë asnjë mundësi tjetër, ose të bëhet fasadë e një qeverie të bërë njësh me oligarkinë , që vjedh dhe dhunon shqiptarët, ose t’i tregojë shqiptarëve dhe botës mbarë se ky sistem ka rënë dhe të tregojë rrugën politike për të dalë ka kjo krizë. Dhe kjo rrugë është ajo e rikthimit të legjitimitetit politik përmes zgjedhjeve të parakohshme të organizuara nga një qeveri e pa lidhur me krimin, po kështu do t’i zgjidhë duart drejtësisë për të gjithë ato raste kur politikanë janë kapur duke vjedhur vota në zgjedhjet e 2017-ës.

Dhe kjo nuk mund të bëhet si një përpjekje fasadë si përpjekja për të arrestuar Vangjush Dakon sa për sy e faqe, por duhet të ndodhë duke treguar para shqiptare me një reflektim të thellë. Largimi i Edi Ramës, një qeveri e përkohshme tranzitore janë zgjidhja politike që do t’i rikthejë legjitimitetin politik institucioneve.”, tha Basha.

I pyetur lidhur me qëndrimin e eurodeputetëve, Basha u përgjigj: “Detyra jonë është të shpjegojmë me fakte të pakundërshtueshme realitetin. Shqetësimi kryesor i faktorit ndërkombëtar për një kohë shumë të gjatë ka qenë stabiliteti i rajonit dhe kjo është fare e kuptueshme. Por në këtë fazë të rëndësishme ku ndodhet vendi që kërkon të hapë negociatat për t’u anëtarësuar në BE, detyra jonë është t’i shpjegojmë se përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka dështuar, se si rezultat i tolerancës së Edi Ramës me futjen e deputetëve kriminelë në Parlament në vititn 2013, mbjelljen e vendit me drogë në vitin 2015-të, kalimin nga kanabisi te herina e kokaina e tani te pastrimi i parave dhe kthimit të krimit të organizuar si faktor vendimtar elektoral ka shkatërruar stabilitetin e vendit. Si?  Ka shkatërruar ekonominë, ka shkaktuar varfëri, papunësi, emigracion, zemërim të qytetarëve. Pra Edi Rama ka premtuar stabilitet dhe në emër të stabilitetit ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe pas kësaj i është lëshuar shqiptarëve.

Pra ky është një proces, i cili ndërvaret nga dy momente. E para që miqtë tanë që i duan të mirën Shqipërisë, hap pas hapi do ta kuptojnë se përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka çuar në një dështim total se humbitet në radhë të parë demokracia e pastaj stabiliteti.

Jo vetëm kaq, por autokratët e inkriminuar si Edi Rama nuk mjaftohen që stabilitetin e vendit e kanë bërë copë e çikë, por fillojnë e japin mend edhe për stabilitetin e rajonit duke pëqafuar qasje antieuropiane dhe antiamerikane, siç janë ato të futjes së rajonit në procese Millosheviçiane të shteteve etnike të ndryshimeve etnike.

Ky është një proces. Vetë Europa është në proces zgjedhor, në kriza të ndryshme politike.

Shqipëria është një vend i vogël dhe një makineri e fuqishme e propagandës që punon  natë e ditë duke rrjedhur fakeneës me intensitet më të lartë se ç’bën këtu në Shqipëri, për t’i helmuar.

Megjithatë kjo garë për të zbuluar të vërtetën tashmë është në pozita fituese. Pse? Pjesëmarrja qytetare dhe mbështetja që kanë dhënë për rrugëdaljen e prezantuar nga opozita është fakt i pambulueshëm edhe nga propaganda e Ramës.

Prandaj me shumë durim dhe mirënjohje për ndihmën që faktori ndërkombëtar i ka dhënë ndër vite Shqipërisë për t’u kthyer nga një diktaturë komuniste në anëtar të NATOS-s, t’ ju shpjegojmë se ne e bëjme këtë betejë sepse ndajmë të njëjtat vlera me ta.

Sepse ne e dimë që në Europë nuk shkohet me një qeveri që vjedh zgjedhjet me krimin e organizuar, se në Europë nuk shkohet kur një Parlament i kapur nga krimi bën ligje për të dhuruar Teatrin Kombëtar apo prona publike oligarkëve që të pastrojnë paratë e drogës, se në Europë nuk shkohet  kur të drejtat themelore të njeriut , liria, shprehja, jeta, prona, shkelen dhe ata nuk kanë mundësi të shkojnë as në gjykata normale as në Gjykatë Kushtetuese se e fundit nuk ekziston dhe të parat janë të kapura nga Edi Rama. Pra është një proces i cili po vazhdon dhe unë kam shumë besim se opozita se opozita bashkë me qytetarët do ta çojnë deri në fund.”

Po ashtu Basha u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratat e ashpra të disa diplomatëve të huaj lidhur me vendimet e fundit të opozitës, por ai nuk pranoi t’i komentonte.

“Hap pas hapi, unë flas vetëm për veten time. Unë kurrë nuk do të komentoj deklaratat e askujt sepse kam një punë më të rëndësishme për qytetarët shqiptarë. Boll i kanë komentuar qytetarët dhe kolegët e tyre këto deklarata. Me qetësi. Nuk më intereson fare çfarë kuptohet mes rreshtave, poshtë rreshtave, sipër tavolinës dhe poshtë tavolinës.  Unë nuk merrem me komentet e deklaratat e misioneve të huaja dhe ne me durim do i shpjegojmë se përqasja stabilit mbi demokraci, ka dështuar, se sotnë Shqipëri nuk ka as demokraci, as stabilitet dhe se kjo ka rrënjosur këtu një autokrat të korruptuar dhe të lidhur me niçet e krimit, që jo vetëm po hedhin në erë fatet e rajonit, por po kështu po rrezikojnë stabilitetin e rajonit.”, tha Basha.

Kryedemokrati mohoi se një skenar i ngjashëm me vitin 2017-të do të ndodhë, duke përfshirë një marrëveshje me Edi Ramën. Sipas tij, Ramës iu dha njëherë opsioni i marrëveshjes që ai nuk i qëndroi.

“Nuk ka asnjë komunikim midis meje dhe Edi Ramës. Komunikimi i vetëm është ai i qytetarëve shqiptare. Vendimi i vetëm është ai që kanë diktuar qytetarët shqiptarë.

Pati interes për mënyrën se si një nga hapat e rëndësishëm që është qeveria tranzitore do funksionojë, dhe ne e bëmë të qartë se një nga kushtet është që të distancohet nga krimi i organizuar dhe së dyti t’ja zgjidhë duart prokurorisë që gjithë politikanët e kapur të shkojnë para drejtësisë.

Nuk do ketë një 2017-ë tjetër me Edi Ramën, Edi Rama e mori  dhe e përdori për dosjen 339.

Pra e vetmja zgjidhje politike është një qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe t’i zgjidhë duart Prokurorisë nga të gjithë këta që janë kapur, dhe nga Vangjush Dako, Damian Gjiknuri, te Safet Gjici, Taulant Balla, janë kapur e përgjuar me krimin e organizuar për të vjedhur, të shkojnë para Drejtësisë.”, janë fjalët e Bashës.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto