Vendosni fjalën kyçe....

“Boll me pornografi”, Bebe Rexha fluturon drejt New York-ut për t’u pajtuar me babain


Bebe Rexha vazhdon të mos flasë me babain e saj, pas publikimit të këngës së fundit “Last Hurray” dhe postimeve të saj në instagram.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar se ka nisur një udhëtim drejt New York-ut, për të takuar të atin dhe për t’u pajtuar.

“Ai ende nuk më flet, kanë kaluar dy javë. Ja përse po iki në Nju-Jork tani, shpresoj të pajtohemi, por se di, ai më urren”, tha Bebe për TMZ.

Javën e kaluar, Bebe tregoi disa mesazhe që i ati Flamur Rezha i kishte dërguar, ku i kërkonte të mos bënte “pornografi”.

“Ti bën mirë ta mbyllësh me këto postime idiote pornografike, sepse më vjen për të vjellë, nuk mund ta duroj më këtë, ndihem i turpëruar të dal në publik, jam shumë i nxehur me ty, nuk mund ta besoj”, është mesazhi që babai i  dërgon Bebes.

E në fakt babai nuk ishte i vetmi person që ishte mërzitur me të por edhe pjesëtarë të tjerë të familjes.

“Të gjithë në familjen time janë të mërzitur me mua tani, por mund të jetojnë. Është art”, shkruante Bebe. 

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar edhe herë të tjera se vjen nga një familje tradicionale dhe me rregulla që në Amerikë as nuk mendohen. Fansat e saj janë treguar shumë të ashpër me babain dhe Bebe nuk e ka duruar këtë duke u kërkuar “Mos flisni budallallëqe për babain tim”.

Edhe pse situata nuk duket shumë e mirë në marrëdhëniet e saj me të atin, Bebe ka besim se gjithçka do të rregullohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *