Në qarkun kohor prej tetë orësh, katër persona janë sulmuar me thikë në Londër, njëri prej të cilëve u la të vdekur në rrugë.
-Një djalë rreth 20-vjeç u vra jashtë stacionit të trenit “Ilford” në lindje të Londrës pak para orës 21:00. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje por asnjë nuk u arrestua.
-Një nxënës u godit me thikë në stomak jashtë stacionit të Jugut “Ruislip Underground.” Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
-Një 18-vjeçar në Romford u dërgua në spital pas një sulmi me thikë. Mjekët thonë se plagët e tij janë serioze, por jo kërcënuese për jetën.
-Një burrë në Enfield, që besohet të jetë në të 30-at, ishte dërguar në spital me një plagë në kofshë.
Të katër sulmet sipas “Daily Mail”, nxjerrin në pah epideminë e krimeve me thikë që ka kapur Londrën, pas serisë së tmerrshme të sulmeve të vitit të kaluar, që janë konsideruar si më të përgjakshmet në pothuajse një dekadë. Numri i vrasjeve arriti në 135 deri në fund të vitit.
Incidenti më i fundit ishte i vetmi incident fatal i ditës. Ai i të riut të qëlluar me thikë në stacionin e trenit në Ilford.
Një zëdhënës i policisë tha se i riu i paidentifikuar ende u shpall i vdekur në orën 21:19.