Shefja e ARRSH-së Sonila Qato ka firmosur lirimin nga detyra të 11 punonjësve, shumica drejtues, mes tyre dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, i cili punonte si inxhinier në zyrën e projekteve të këtij institucioni.
Kjo furtnunë shkarkimesh ka sjellë përplasje një ditë më parë në këë institucion, ku punonjësit e ARRSH-së u nisën për në punë si çdo ditë, por jo të gjithë u lejuan të futeshin brenda. Mes tyre edhe Qendro.
Sikurse tregohet në një video të publikuar nga “Top Channel”, dy persona qëndronin me listë në dorë pranë hyrjes së godinës së ARRSH-së, duke mos lejuar punonjësit e liruar nga detyra që të hynin në ndërtesë.