Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Një i moshuar, rreth 70 vjeç është gjetur i plagosur në shtëpinë e tij. Më pas është mësuar se ai ishte grabitur dhe plagosur.
Ka qenë nipi ai që e ka gjetur të moshuarin, të plagosur në shtëpinë e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Rilindja”.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.