Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Na falni për gazin helmues që përdori Garda kundër jush!


Pas përfundimit të takimit me përfaqësues të Parlamentit Europian, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, u kërkoi ndjesë qytetarëve dhe gazetarëve falje për përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e Gardës së Republikës në protestën e djeshme para Parlamentit.

“Opozita nuk do ketë asnjë hap pas. Shqiptarët janë mandatet tona më të pastra. Protesta e 16 shkutiti, 21 shkurtit dhe protesta e djeshme treguan.  Jam e bindur që edhe ju gazetarët e terrenit, jeni në rrugën e duhur që e paraqisni opozitën çdo moment prezent në aktivitetet e saj. Faleminderit dhe na falni për gazin helmues të djeshëm që përdori Garda e republikës kundër qytetarëve dhe kundër jush.Faleminderit shumë. Gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët.”, deklaroi Kryemadhi.

Delegacioni i PE-së që Basha e Kryemadhi takuan pak më parë përbëhet nga 7 përfaqësues, të cilët kryesohen nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të delegacionit janë Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamas Meszerics.

Delegacioni i PE-së do qëndrojë në Shqipëri nga data 27 shkurt deri më 1 mars dhe përveç negociimit të zgjidhjes së krizës do njihen edhe me zbatimin e reformave në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *