Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: S’ka kthim pas, kjo betejë mbaron me largimin e Ramës!


Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha, ka deklaruar se nuk ka kthim pas për opozitën, pas dorëzimit të mandateve dhe protestës së djeshme të opozitës. Sipas kryedemokratit, beteja e opozitarëve do të mbarojë vetëm me rrëzimin e qeverisë Rama.

“Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve! 
Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit! #ShqiperiaSiEuropa“, shkruan Basha, i cili ka publikuar një album fotosh nga protesta e djeshme.

Kujtojmë se pasditen e kaluar para Parlamentit, mijëra qytetarë iu mblodhën në protestën e thirrur nga opozita, ku nuk munguan përplasjet me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës kundër tyre.

Në rrjet kanë qarkulluar video që tregojnë se qytetarë që s’kishin lidhje me protestën, edhe rreth 500 metra larg vendit ku po zhvillohej tubimi janë prekur nga gazi lotsjellës që i ka shkaktuar kollitje, spazma dhe lot në sy.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *