Vendosni fjalën kyçe....

Mobilizohet Parlamenti Europian, 7 deputetë zbarkojnë në Tiranë për krizën


Parlamenti Evropian ka dërguar në Shqipëri një delegacion prej 7 eurodeputetësh pas vendimit për djegien e mandateve nga deputetët e opozitës.

Eurodeputetët do qëndrojnë 3 ditë në kryeqytet dhe do zhvillojnë takime me krerët ee opozitës si dhe zyrtarë të qeverisë.

Fillimisht 7 delegatët do takohen me krerët e opozitës, Basha e Kryemadhi ndërsa më pas do zhvillojnë takime me kryeministrin Rama, ministrin e Brendshëm Lleshaj dhe atë të Jashtëm, Cakaj.

Delegacioni përbëhet nga 7 përfaqësues, të cilët kryesohen nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të delegacionit janë Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamas Meszerics.

Delegacioni i BE-së do qëndrojë në Shqipëri nga data 27 shkurt deri më 1 mars dhe përveç negociimit të zgjidhjes së krizës do njihen edhe me zbatimin e reformave në vend.

Më herët përfaqësues të ndryshëm të BE-së, janë shprehur kundër djegies së mandatave nga ana e opozitës ndërsa u kanë kërkuar palëve që të ulen në bisedime për të zgjidhur krizën. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *