Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtohet mrekullia inxhinierike, ura më e veçantë në llojin e saj (Video)


Një megastrukturë spektakolare prej 1.12 milionë metër katrorë pritet të hapet në qytetin kinez të Chongqing pak kohë më vonë.

Ajo do përbëhet nga tetë qiejgërvishtës të lidhur nga një gjigante ajrore. E njohur si Raffles City, “qiellgërvishtësi i nëntë” i Chongqing, ura ajrore ose “The Crystal”, thuhet të jetë një nga më të lartat në botë.

Ura është 300 metra e gjatë, 32.5 metra e gjerë dhe 26.5 metra e lartë. Ndërtimi është vendosur mbi katër nga qiejgërvishtësit dhe lidh dy kulla të afërta me ura shtrënguese.

Natën, ajo shndërrohet në ylber gjigant, duke ndriçuar qiellin me një shfaqje fantastike

“Pas gjashtë vitesh punë duke përdorur teknologjitë inxhinierike më të përparuara, ne jemi krenar të prezantojmë këtë vepër arti, një formë arkitektonike që ngjan me një varkë të fuqishme”, tha Lucas Loh, president (China & Investment Management).

Projekti madhështor zë një sipërfaqe prej 9.2 hektarësh dhe mbledh së bashku një qendër tregtare 235.000 m², hapësira zyre, apartamente rezidenciale dhe një hotel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *