Vendosni fjalën kyçe....

Nga fjalët te veprimi, Pakistani rrëzon 2 avionë luftarakë indianë (Video)


Është tensionuar edhe më shumë situata me Indisë dhe Pakistanit pas rrëzimit të të paktën një avioni luftarak indian.

Sipas informacioneve ende të pakonfirmiara, Pakistani pretendon se ka rrëzuar 2 avionë luftarakë indianë të cilët u futën në hapësirën ajrore pakistaneze, ndërsa India nga ana e saj pretendon se ka rrëzuar një avion luftarak pakistanez por ka humbur edhe një avion të sajin.

Mediat pakistaneze ndërkohë kanë publikuar pamjet e njërit prej pilotëve indianë të kapur rob nga ushtria e Pakistanit.

Sipas Islamabadit, njëri nga avionët e rrëzuar indianë është një avion luftarak Mig-21, ndërsa për tjetrin nuk ka ende hollësi. Ndërkohë zyrtarët indianë kanë pranuar humbjen e një avioni luftarak indian por thonë se kanë rrëzuar një të tillë pakiztanez.

Përplasja mes dy vendeve nisi një ditë më parë pas një sulmi të forcave ajrore të Indisë në territorin e diskutueshëm të Kashmirit, ku u vranë disa anëtarë të një grupi me që akuzohet nga India si shkaktar i një sulmi tërrorist në Pulaëama pak muaj më parë, duke shkaktuar dhjetëra viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *