Ka nisur takimi mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi me 7 anëtarët e delegacionit të Parlamentit Europian që kanë mbërritur në Tiranë.
Takimi i cili vjen pas protestave dhe djegieve të mandateve të deputetëve të opozitës, po zhvillohet në zyrat e Delegacionit të BE-së në Tiranë.
7 eurodeputetët do të takohen edhe me kreun e Kuvendit Ruçi, Ministrin e Jashtëm Gent Cakën, Kryeministrin Rama dhe pjesëtarë të shoqërisë civile midis tyre edhe dy studentë.
Delegacioni përbëhet nga 7 përfaqësues, të cilët kryesohen nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të delegacionit janë Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamas Meszerics.
Delegacioni i BE-së do qëndrojë në Shqipëri nga data 27 shkurt deri më 1 mars dhe përveç negociimit të zgjidhjes së krizës do njihen edhe me zbatimin e reformave në vend.