Vendosni fjalën kyçe....

Protesta para parlamentit, policia procedon penalisht 8 persona


Policia ka proceduar penalisht 8 persna të cilët akuzohen për dhunë në protestën e mbrëmshme para parlamentit.

Sipas policisë, për të verifikuar personat në fjalë janë përdorur provat filmike si dhe prova të tjera të mbledhura gjatë zhvillimit të protestës.

Njoftimi

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme, ku u ça me forcë kordoni i Policisë dhe u goditën me sende të forta punonjësit, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 shtetas për veprat penale “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:

– A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;

– E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;

– Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;

– P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;

– A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;

– F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;

– B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;

– O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Procedimi penal ndaj tyre nisi pasi në rrugën “George Ë.Bush”, në hyrje të Parlamentit kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.

Janë identifikuar dhe po punohet gjithashtu për kapjen e 12 personave të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *