Agjencia Evropiane e Hapësirës ka shpërndarë një imazh të rrallë që sipas saj që tregon një krater të gjerë rreth 80 kilometra në Mars, i cili është i mbushur me akull gjatë gjithë vitit.
Ata që ëndërrojnë të kolonizojnë planetin e kuq kanë mbetur disi të zhgënjyer duke qenë se njolla e bardhë në fotografi nuk është dëborë por akull.
Gjurma e gjerë rreth 80 kilometra dhe 2 kilometra e thellë mund të jetë e mirë për patinazh në akull.
Krateri llogaritet se mund të mbajë rreth 2200 kilometra kub ujë të akullt, njësoj sa vëllimi i Liqenit të Madh të Kanadasë, mund të jetë i rëndësishëm për mbijetesën e kolonistëve të ardhshëm dhe madje mund t’u bëjë të mundur që ata të kthehen në shtëpi, pasi uji mund të ndahet në hidrogjen dhe oksigjen për karburantin e raketave.
Krateri gjendet në ultësirën veriore të Marsit pranë poleve veriore të planetit e cila është e njohur si Olympia Undae. Akulli i kraterit mbrohet nga topografia dhe nga një mburojë ajrit e ftohtë, që e mbron nga elementët.