Vendosni fjalën kyçe....

Shehi: Jo vetëm parlamenti, do rrethohen edhe institucione të tjera


Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në Abc News, ka thënë se ky është vetëm fillimi i protestave.

Sipas Shehit, demonstratat do të bëhen më të mëdha dhe do të rrethohen edhe institucione të tjera.

Ky është një sezon i deklaruar protestash. Nuk ka asnjë gjë të re që të çuditesh. Demonstratë do jetë deri kur të mbarojë. Ky është vetëm fillimi. Do vazhdojë të bëhet gjithnjë, më e rëndë situata. Demonstrata do i bëjmë më të mëdha, do rrethojmë institucione të tjera. Nuk ka ç’të çuditesh tani. Ai që çuditet bën pjesë në rolin e budallait. Do vazhdojmë të bëjmë këtë punë derisa ai zotëria të jetë atje’, tha Shehi.

Përsa i përket deklaratës së Bashës se opozita nuk njeh më as policinë, Dashamir Shehi u shpreh: ‘Nëse policia do e përdorë shkopin më shumë se duhet do i përgjigjemi policisë si në të gjithë botën. Këta kanë punë të mbajnë rendin. Për policinë jemi dy palët njësoj, si ata brenda parlamentit, si ne jashtë. Nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten. S’është më policia Enver Hoxhës, është polici demokratike”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *