Rreth 60 njerëz mendohet se janë varrosur pas një rrëshqitjeje të tokës në një minierë ari të paligjshme indoneziane.
“BBC” shkruan se ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuarit në vendngjarje, në zonën e Mongondow, në ishullin e Sulaëesi.
Agjencia e Fatkeqësive në Indonezi njoftoi se një person është gjetur i vdekur dhe të paktën 13 të tjerë u shpëtuan këtë të mërkurë.
“Vlerësohet se deri në 60 persona janë varrosur nga rrëshqitja e dheut dhe shkëmbinjve”, tha agjencia.
Një zyrtar deklaroi për mediat: “Ne ende dëgjojmë zëra që thërrasin për ndihmë nga njerëzit nën rrënoja”.
Imazhet e publikuara nga vendi i ngjarjes treguan ekipet e shpëtimit dhe banorët që punonin gjatë natës për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat dhe balta.
Minierat e arit janë të ndaluara në Indonezi, por mbeten të përhapura në zonat rurale. Ndërtimi i dobët i minierave ilegale bën që aksidentet të jenë relativisht të shpeshta.
Për shkak të mungesës së mundësive për punësim, shumë njerëz janë detyruar të punonin në minierat ilegale.