Dy pilotë dhe një civil kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni indian në zonën e Kashmirit mëngjesin e kësaj të mërkure, shkruan “RT”.
Fotografi dhe video janë publikuar në mediat sociale, duke treguar vendin e rrëzimit të avionit. Ky incident vjen mes tensioneve me Pakistanin.
Pas kësaj ngjarjeje, “RT” shkruan se të paktën tre avionë ushtarakë pakistanezë, kanë kaluar në hapësirën ajrore indiane mbi zonën e kontestuar të Kashmirit.
Autoritetet indiane mbyllën Aeroportin Ndërkombëtar të Shejh ul-Alam në Srinagar të Kashmirit menjëherë pas këtyre raportimeve.
Kujtojmë se dhe të martën situata mes Pakistanit dhe Indisë u përkeqësua, pasi ushtarët indianë hynë në hapësirën ajrore pakistaneze duke sulmuar një zonë në Kashmir që e quajtën “kamp trajnimi terrorist”.
#BREAKING : 1 dead in IAF plane crash in #Budgam#Pakistan violates #Indian airspace in J&K, 1 dead in #IAFMiG crash in Budgam #MiG #Mi17#Shopian #Sialkot #JammuAndKashmir #Pakhtunkhwa #Rajouri @Palak_A_warrior #Surgicalstike2 @AskAnshul @AsYouNotWish @MajorPoonia @PMOIndia pic.twitter.com/17ke9D7Shm
— Vinit Kulkarni (@koolvinit_india) February 27, 2019